
Banorët e Nëshkodrës ankohen se qysh prej tre javësh, për shkak të përmbytjes, nuk kanë mundësi të qarkullojnë, shkollat janë mbyllur dhe qindra shtëpi janë nën ujë. Ata i thanë kryetarit të PD-së se nuk kanë ushqime as për vete as për bagëtitë. Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës civile



