31-vjetori i FRESSH/ Madhi: Do kemi listë me shumë të rinj në zgjedhje, ruajmë 30 për qindshin në këshillat bashkiak (VIDEO)

31-vjetori i FRESSH/ Madhi: Do kemi listë me shumë të rinj në zgjedhje, ruajmë 30 për qindshin në këshillat bashkiak (VIDEO)

Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë, FRESSH, ka festuar sot 31-vjetorin e krijimit të tij. Duke folur në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV kreu i FRESSH për Tiranën Glindxhet Madhi deklaroi se synohet ruajtja e kuotës 30 për qind për të rinjtë në këshillat bashkiak edhe në zgjedhjet e 14 majit. Madhi tha se do synohen që të afrohen të rinj që vijnë edhe nga shoqëria civile, apo të angazhuar në komunitete të caktuara. Madhi tha se të rinjtë nuk kanë dilema në zgjedhjet lokale dhe do të mbështesin Veliajn.

FRESH ka një peshë dhe rol kryesor në PS. Sot kishim përfaqësues nga secili qark, kryesisht drejtuesin politik, kishim të rinjtë dhe të rejat në këshillat bashkiak të këtyre bashkive, për të folur se çfarë është arritur në këto 5 bashki të qarkut Tiranë. Historia ka treguar që mbështetja më e madhe për të rinjtë ka qenë kryetari aktual i bashkisë Erion Veliaj, kështu që s’besoj se do ketë dilema në 14 maj se cila do jetë mbështetja e rinisë për kandidaturën e bashkisë së Tiranës.

Kemi shembullin më të mirë të Tiranës, që nga zgjedhjet e fundit jemi 30 për qind e listës së këshillit bashkiak të rinj nën 30 vjeç, duam të mbajmë këtë ritëm, edhe sot u fol për të njëjtën gjë, që t’u jepet zë, hapësirë të rinjve që vijnë nga forumi, por edhe nga shoqëria civile, apo të angazhuar në komunitete, kështu që do jetë një listë që do ketë shumë të rinj brenda saj”.

Kryeministri Rama premtoi se në këto zgjedhje do ketë aktivistë dhe patronazhistë. I pyetur se në cilin grupim e gjen veten, Madhi u përgjigj:

Ne jemi të gjithë aktivistë. Çdo epitet tjetër varet si është konotacioni, nga secila parti. Shembulli i aktivistëve tanë ka qenë do të jetë fitues, sepse të gjithë aktivistët tanë janë pranë qytetarëve, komunitetit dhe kjo të bën forcë fituese, kur ke besimin e njerëzve”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy