Një argjendari është vjedhur ditën e sotme në qendër të qytetit në qytetin bregdetar të Sarandës.
Sipas të dhënave të para, mësohet se hajdutët, kanë përfituar gjatë kohës që në argjendari nuk kishte njeri, pasi pronarët dhe punonjësit po bënin pushimin e drekës.
Hetimet bëjnë të ditur se grabitësit përpara aktit criminal, kanë studiuar më parë terrenin, pasi sistemi i alarmit në argjendari ishte jashtë funksionit.
Grabitësit kanë thyer bravën e portës dhe kanë marrë të gjitha bizhuteritë dhe aksesorët me vlerë brenda argjendarisë.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



