
Dhjetëra mijëra kundërshtarë të presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko janë mbledhur në Minsk për të protestuar kundër manipulimit të procesit zgjedhor.
Të pagëzuara me emrin “Marshi për liri”, protestat po vijnë gjithnjë e më në rritje, pas pretendimeve për manipulime votash si dhe pas dhunës që policia ka ushtruar në masë ndaj qytetarëve. Krahas kundërshtarëve, në rrugë kanë dalë edhe disa mbështetës të presidentit të sapozgjedhur.
Lukashenko u ka bërë thirrje atyre që të mbrojnë vendin dhe pavarësinë, ndërsa i ka etiketuar kundërshtarët si minj.
Udhëheqësi i lartë i Bjellorusisë gjithashtu shprehu shqetësime për ushtrimet ushtarake të NATO-s që po zhvillohen në Poloninë dhe Lituaninë fqinje, duke bërë që ai të artikulojë akuza kundër Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Trazirat në Bjellorusi shpërthyen pasi Lukashenko pretendoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet e së dielës së kaluar, rezultati i të cilave u dënua jo vetëm nga politika vendase por edhe nga autoritetet e Bashkimit Europian.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar një fitore të Lukashenkos në masën 80.1% të votive, ndërsa kandidatja e opozitës sipas tij, ka marrë vetëm 10.12%. Por ajo këmbëngul se aty ku u llogaritën votat siç duhej, ka arritur të marrë deri në 70%.
Buletinet e lajmeve të TV Televizioneve Ruse po bëjnë paralele të mëdha mes situatës aktuale në Bjollorusi dhe Ukrainës së vitit 2014.
Por më së shumti, lëvizja në Minsk nuk shihet si lëvizje properëndimore, por antiLukashenko.



