Trump: Do të vendosim tarifa  10-25% për produktet e Kinës, Meksikës dhe Kanadasë

Trump: Do të vendosim tarifa 10-25% për produktet e Kinës, Meksikës dhe Kanadasë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump bëri të ditur se menjëherë pas ardhjes së tij në pushtet më 20 janar nënshkrimi i tij i parë do të jetë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave 10-25% për të gjitha produktet nga Kina, Meksika dhe Kanadaja. Sipas Trump aplikimi i tarifave të tilla do të aplikohet derisa këto tre vende të ndalojnë kalimin në Amerike të drogës veçanërisht fentanilit dhe emigranteve të paligjshëm.

Më 20 janar, në mesin e shumë Urdhrave të parë Ekzekutiv, unë do të nënshkruaj të gjitha dokumentet e nevojshme për të vendosur 25 për qind tarifë ndaj të gjitha produkteve nga Meksika dhe Kanadaja që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa ndaj të gjitha produkteve të Kinës që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të vendosim një tarifë prej 10 për qind e cila nuk do të hiqet derisa ata të ndalin rrjedhën e drogës”

Pas kësaj deklarate të Trump, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadës kineze në Uashington e cila tha se Kina nuk po e lejon me vetëdije rrjedhjen e fentanilit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se askush nuk do të fitojë nga një lufte tregtare apo taksash.

Pekini  beson se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA është reciprokisht i dobishëm në natyrë. Askush nuk do të fitojë nga një luftë tregtare apo një luftë taksash.

Ndërkohë për shumë eksperte ekonomie një zotim i tillë i Trump duket i parealizuar për shkak se në Shtetet e Bashkuara Kina eksporton 15% të produkteve të saj, ndërsa Meksika është partneri kryesor tregtar sipas marrëveshjes së njohur USMCA.

Ashtu si Trump edhe Bashkimi Europian ka propozuar për herë të parë goditjen e kompanive dhe individëve kinezë me ngrirjen e aseteve dhe kthimin e regjimit të vizave për shkak të bashkëpunimit të tyre me kompanitë ruse kundër Ukrainës. Ky propozim i unionit është pjesë e paketës së re të sanskioneve te propozuara rishtazi nga Bukseli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy