Gazprom njofton pezullimin pa afat të gazsjellësit Nord Stream 1

Gazprom njofton pezullimin pa afat të gazsjellësit Nord Stream 1

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka njoftuar se gazsjellësi Nord Stream 1 nuk do të rifillojë sipas planit të shtunën, duke përmendur si shkak dëmtimin e motorit të turbinës, të konstatuar gjatë inspektimit të kryer.

Në një deklaratë, kompania nuk dha një hapësirë të saktë kohore për rifillimin e tubacionit, duke pretenduar se u zbulua një rrjedhje në turbinën kryesore të gazit në stacionin e kompresorit Portovaya pranë Shën Petersburgut.

Në deklaratë se turbina nuk mund të funksiononte në mënyrë të sigurt derisa të riparohej rrjedhja, raporton Reuters.

Rrjedhje të ngjashme vaji janë zbuluar më parë në disa turbina të tjera, të cilat tani janë jashtë funksionit dhe eliminimi i plotë i rrjedhjeve të vajit në këto turbina është i mundur vetëm në kushtet e një kompanie të specializuar riparimi.

Tubacioni ishte parashikuar të rihapej të shtunën pas një pauze tre-ditore për riparim, pasi kompania përmendi nevojën për të kryer riparime në një lëvizje që rriti nervozizmin lidhur me besueshmërinë e furnizimeve me energji dimërore.

Nord Stream 1, i cili kalon nën Detin Baltik për të furnizuar Gjermaninë dhe vende të tjera, funksiononte me kapacitet 20% edhe përpara se flukset të ndaleshin këtë javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy