Analisti Berat Azizi foli përmes një lidhjeje skype në MCN TV lidhur me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku Partia Besa fitoi zgjedhjet për asamblenë komunale në Tetovë, duke lënë pas BDI-në e Ali Ahmetin, që është pjesë e koalicionit qeverisës.
Azizi u shpreh se paqartësia politike ka ndikuar te elektorati shqiptar që të mos votojë Aleancën për Shqiptarët, që ishte subjekti që doli më i humbur nga këto zgjedhje.
Beteja kryesore e zgjedhjeve të djeshme ka qenë në Tetovë, kush do merrte Këshillin e Komunës. Lëvizja Besa ka pasur një rritje të numrit të votave. Ka arritur të sigurojë 12 këshilltarë, një më shumë se BDI. Dështimi ka qenë Aleanca për Shqiptarët që s’arriti të sigurojë asnjë këshilltar. Ka një betejë që pritet të zhvillohet mes Besës dhe BDI-së. Mendoj që në Tetovë Aleanca për Shqiptarët ka gabuar që në zgjedhjet e kaluara. Kanë gabuar në përzgjedhjen e kandidatëve. Paqëndrueshmëria politike nëse do mbështesin Besën apo do kritikojnë BDI-në. Paqartësia politike ka ndikuar dukshëm te elektorati shqiptar. Aleanca ka refuzuar bashkëpunimin në Tetovë për të dalë në një listë të përbashkët me Besën”.
Azisi thotë se partitë shqiptare gabuan duke mos e sqaruar opinionin publik lidhur me rëndësinë që ka Këshilli i Komunës si organ.
Pjesëmarrja ka qenë mjaft e ulur dhe është pritur sepse kanë qenë zgjedhjeve vetëm për Këshillin e Komunës. Gabimi më i madh ka qenë të subjektet shqiptare, sidomos te listat për asamblesë, që nuk sqaruan opinionin që këshilli ka shumë kompetenca dhe është një korrigjues shumë i mirë i kryetarit të komunës. Nga ana tjetër ka qenë edhe mungesa ë një oferte të mirëfilltë lokale. Shumë shkuan te politikat ndërkombëtare, nuk i perceptuan këto zgjedhjet te politikat lokale. I gjithë faji për mos daljen në zgjedhje është i partive politike që s’i motivuan dhe bindën qytetarët”.
Sa i takon situatës mes Shkupit dhe Sofjes, Azizi thotë se nuk ka asnjë progres, duke theksuar se nëse do të vazhdojë kjo agoni do t’i kushtojë shumë qeverisë së Kovaçevskit.
Situata mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është në ‘status quo’, s’ka asnjë progres. Edhe komisionet s’kanë asnjë lëvizje apo propozim në këtë drejtim. Sinjalet e VMRO-së janë të qarta që s’do mbështesin ndryshimet kushtetuese, që pakica bullgare të futet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë edhe në minutat e fundit ndodhin surpriza, që mund të bëjnë të arrihet një shumicë. Për momentin s’ka asnjë lëvizje pozitive për zgjidhen e kontestit. Nëse vazhdon kjo agoni, me siguri do t’i kushtojë shumë kësaj qeverie”.
Analisti komentoi edhe rrëzimin e qeverisë së Abazoviçit në Malin e Zi, duke u shprehur se ai “s’i mbijetoi votëbesimin pasi ndryshoi kursin e tij politik që kishte në fillim me Gjukanoviçin, subjektet e tjera dhe ndërkombëtare”.



