
“Ftesa”, është filmi më i ri i regjisores Eglantina Tuka, që ka për temë bullizmin në shkollat tona sot.
Regjisorja Tuka dhe producentja Eldisa Cirogu, tregojnë detaje të realizmit të filmit, që tregon fuqinë e dashurisë për të luftuar fenomenin e bullizmit te fëmijët.
Eglantina Tuka:
Ideja e filmi nisi nga vet fëmijët, jemi në kontakt me fëmijët çdo ditë dhe shohim fenomene nga më të ndryshmet, sidomos qasje ndaj bullizmit. Ishin ata që ma dhanë idenë, pastaj ne si regjisor, kërkojmë detaje, se kush është tema interesante se kë do ta trajtojmë. Mua më erdhi si temë interesante dhe e padëgjuar dhe e palobuar sidomos kohëve te fundit, për më shumë si minifilm.
Eldisa e përqafoi idenë dhe ja ku jemi sot.
‘Ftesa’ është për të gjithë, për ti ftuar të gjithë për të qenë pjesë e këtij projekti që këtë temë dhe këtë fenomen ta çojmë kudo, ka çojmë në shkollë, në komunitet, hë shoqëri, në tv, kudo.
Pika kryesore ka qenë që ne bashkë dhe fëmijët kemi një ftesë që temën e bullizmit ta diskutojmë sepse nuk është aq e thjeshtë sa paraqitet, apo se prindërit apo mësuesi, mendojnë se është.
Te film lidhjen tre komponentë, familja, shkolla dhe familja që duke u ndërlidhur me njëra-tjetrën japim edhe mesazhin që duam të japim, mesazh që vjen edhe nga vet fëmija, Aleksi, që u kundërpërgjigjet me një mënyrë që kjo që ju po bëni, nuk është gjëja e duhur, hajde të ndryshojmë.
Eldisa Cirogu:
Është një tematikë që na prek të gjithëve, jam nënë dhe evidentoj se për bullizmin jemi pas të ndërgjegjësuar si prindër përsa i përket kësaj vështirë. Pastaj dhe shkollat nuk e kanë konkrete me tematika te referuara.
Nese nuk ndërgjegjësohemi ne si prindër, është akoma më vështirë të reflektohet kjo te fëmijët tanë.



