
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali kërkoi nxjerrjen jashtë të deputetes Elda Hoti, Albana Vokshit dhe deputetit Petrit Doda, të cilët arritën të depërtojë në sallën e seancave pavarësisht përjashtimit nga Kuvendi.
Ju lutem të dilni jashtë, jeni të përjashtuar, keni rrezikuar jetën e deputetëve me materialet që janë hedhur në sallë.
Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete.
Mos cenoni deputetët. Ka kallëzim penal dhe SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. Garda e Republikës ka organizuar hyrjen në sallë në mënyrë të dinjitetshme të deputetëve, për shkak të dunës së ushtruar mbi ta, kërkoj që të dënoni dhunën me djegie dhe sende të forta në drejtim të kryetares së parlamentit dhe deputetëve dhe patjetër ne jemi të hapur të ulemi jo vetëm në Konferencën e Kryetarëve, por kudo në komisione. Është e paprecedentë që Kuvendi i Shqipërisë, të sulmohet dhe digjet në këtë farë feje. Mos i dhunoni gardistët dhe njerëzit në detyrë, mos i digjni zyrat e shtetit dhe godinat e partive me molotov. Kthejuni arsyes.
Përballë deklaratave të Spiropalit, Hoti tha se hodhi parfum dhe jo benzinë.
Deputeti socialist Eduard Shalsi kërkoi që seanca të vazhdojë përpara, për të avancuar reformat.
“Në kaq thërrmija sa jeni shpërndarë, nuk e di se kujt partie i përkisni, se kush i përket kujt. Mua më dhimbseni, por kam një kërkesë kryetare, boll kohë kemi humbur duke u marrë me mbeturinat e së kaluarës, le të vazhdojmë me axhendën tonë të reformave", tha ai.
Tensionet në seancat parlamentare janë shtuar pas djegies së karrigeve në parlament dhe përjashtimit të 24 deputetëve.



