Orari i lëvizjes/ Të shtunën vetëm dyqanet e farmacitë hapur, fasha orare deri në orën 10 për të moshuarit

Orari i lëvizjes/ Të shtunën vetëm dyqanet e farmacitë hapur, fasha orare deri në orën 10 për të moshuarit

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirli ka publikuar urdhrin që përcakton lëvizjet e qytetarëve për këtë fundjavë dhe aktivitetin e bizneseve.

Ajo njofton se ditën e shtunë dhe ditën e diel, deri në orën 10:00, do të lejohet të lëvizin pensionistët. Prindërit me fëmijë deri 14 vjeç do të lejohen të lëvizin gjatë këtyre ditëve pas orës 11.

Bizneset do të lejohet të qëndrojnë të hapura ditën e shtunë deri në orën 21:00 ndërsa të dielën të gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura

Urdhri i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy