Ushtria ruse ka kryer një sulm të simuluar bërthamor në një stërvitje të mbikëqyrur nga Presidenti Vladimir Putin, disa orë pasi dhoma e lartë e parlamentit votoi për të anuluar ratifikimin e vendit të një ndalimi global të testeve bërthamore.
Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri nëpërmjet lidhjes video një stërvitje të Forcave Ruse të Parandalimit Strategjik.
Trajnimi u zhvillua me forcat dhe mjetet e komponentëve tokësorë, detarë dhe ajrorë të forcave parandaluese bërthamore.
Këtu përfshihen Forcat Raketore Strategjike, një pjesë e forcave të Marinës, si dhe një pjesë e Forcave Ajrore dhe Hapësinore.
U saktësua se Presidenti rus fillimisht dëgjoi raportet e kreut të Ministrisë së Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se qëllimi i stërvitjeve është të praktikojnë “përballimin e një sulmi masiv bërthamor me forcat sulmuese strategjike në përgjigje të një sulmi bërthamor nga armiku”.



