Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Ejupi: Mosdënimi turpëron Parlamentin shqiptar dhe dëmton Kosovën

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Ejupi: Mosdënimi turpëron Parlamentin shqiptar dhe dëmton Kosovën

Vendimin e Parlamentit shqiptar për të mos miratuar rezolutën e propozuar nga demokratët për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, redaktori i TRT World, Andulvehap Ejupi, e cilësoi një turp, që dëmton imazhin e Shqipërisë, por edhe Kosovën. Në një bisedë me Skype me studion e lajmeve, Ejupi tha se mosmbështetja e kësaj rezolute u shkon përshtat interesave të Serbisë.  

Një vendim i tillë, një mosdënim zyrtar nga Parlamenti shqiptar e turpëron atë. Është një turp për njerëzimin në përgjithësi. Gjenocidi në Srebrenicë nuk është akt politik. Është cilësuar i tillë nga gjykata ndërkombëtare në Hagë dhe është pranuar ndërkombëtarisht. Kjo dëmton edhe procesin e Kosovës, e cila po përgatitet të iniciojë akuzën për gjenocid të Serbisë në Kosovë. Kjo e dëmton indin e etnisë. Është e turpshme dhe e dëmshme për Shqipërinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy