
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 131 vite burg, për 9 të pandehurit e dosjes “Ballkani”, si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të heroinës.
Në pretencën e saj, prokurori Eugen Beci kërkoi dënimin me burg për të pandehurit, në mesin e të cilëve edhe biznesmenët, Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri dhe Anesti Koromani, për të cilët sipas akuzës luanin rolin e financuesve në rrjetin e trafikut.



