“Gjadri pa kanalizime”, Hanxhari: Kampi s’do të vihet në funksion pa aktivizuar impiantin e trajtimit të ujërave, nëse ndodh rrezikohet projekti

“Gjadri pa kanalizime”, Hanxhari: Kampi s’do të vihet në funksion pa aktivizuar impiantin e trajtimit të ujërave, nëse ndodh rrezikohet projekti

Kampet në Gjadër dhe Shëngjin nuk janë të pajisura me kanalizime, sipas medias italiane La Stampa. Media thotë se deri në zgjidhje, gjithçka do të përfundojë në lumin Drin.

Romeo Hanxhari, pedagog i politikave të mjedisit tha përmes një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN Tv se kampi nuk do të vihet në funksion pa aktivizuar impiantin e trajtimit të ujërave të përdorura pasi nëse kjo gjë ndodh do të rrezikonte të gjithë projektin.

E shoh si një sinjal alarmi. Unë personalisht jam pak skeptik lidhur me rrezikun që mund të vijë. Është projekt shumë i madh, ka marrë vëmendje në Shqipëri, Itali por edhe në BE. Është projekt tek i cili i kanë sytë shumë vende dhe është promovuar si një zgjidhje e përshtatshme që mund të aplikohet dhe në vende të tjera. Mendoj se do të ishte një mendjelehtësi e jashtëzakonshme që një investim i tillë me këtë vlerë, bëhet fjalë për qindra- miliona euro. Një investim i tillë të neglizhohet për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, së pari do të ishte mendjelehtësi dhe do të ishte të rrezikosh një projekt shumë të madh. Në në shqip kemi një djalë “Prishet dasma për një kokërr qepë”. Mund të prishet “kjo lloj dasme” nëse ky lloj paralajmërimi i medias italiane do të përputhet me realitetin.

Përderisa në Itali ka një seri ligjesh që fillojnë nga 1999 me parimin themelor që çdo shkarkim duhet të autorizohet. Nuk mund të derdhesh asnjë ujë që vjen nga të tre kategoritë pa autorizim.

Unë mendoj se nuk do të jetë kjo situata. Kampi nuk do të vihet në funksion pa aktivizuar impiantin e trajtimit të ujërave të përdorura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy