
Ish-deputeti, Nard Ndoka i ftuar në MCN Live për të folur për situatën politikë në vend dhe zgjedhjet e zhvilluara ditën e diel në Rrogozhinë, u shpreh se me Ramën kryeministër nuk do ketë kurrë zgjedhje të barabarta. Ndoka tha se opozita duhet të ndërgjegjësohet dhe të gjejë një formë dhe mënyrë për të zhvilluar zgjedhje të lira. Teksa quajti Bashën peng të Ramës, Ndoka tha se Basha është një nga politikanët më të kqinj që ka patur ndonjëherë në pluralizmin shqiptar. Ai argumentoi se Basha flet për vetting, ndërsa për vete nuk mund të shpjegojë pasurinë e tij të siguruar nga një kompani. Përsa i përket zgjedhjeve në Rrogozhinë, sipas Ndokës, fitorja duhet ti kalonte automatikisht opozitës kur u evidentua shkelja ligjore dhe jo të zhvilloheshin sërish zgjedhjet. “Me Ramën kryeministër s’do ketë zgjedhje të lira dhe të barabarta. Ky është një personazh që s’ka lidhje me demokracinë sepse ka patur disa raste që e ka vërtetuar. Është një personazh i etur për pushtet dhe kur bëhet fjalë për këtë ai s’ka asnjë parim. Rama është nën hetim ndërkombëtarë, ky ishte testi i fundit për të. Njeriu tenton se s’ke rrugë tjetër. E vetmja detyrë e opozitës është ndërgjegjësimi. Opozita duhet të gjejë formën dhe mënyrën. Të gjithë e pamë çfarë bëri për 14 maj. Basha është një viktimë me dosjen e Rusisë dhe e mban peng me atë. Kjo i ka kushtuar kosto PD-së dhe opozitës në tërësi. Ky është një problem artificial i krijuar nga Edi Rama. Basha është politikani më i poshtër që ka qenë ndonjëherë, por është një problem mediatik. Ai nuk ekziston fare, por ekziston që bënë lajm dhe i vjedh vulën e falsifikon firma. Ky është personazhi dhe na flet për vetting ky. Që ka një pallat të shembur në Vlorë që Rama e ka pëng, një kompani pas vetes që i ka shumëfishuar pasurinë e tij. Nëse bëjmë një analizë. Është Veliaj që është votuar për Tiranën, ne tregojmë se përballemi me muskujt e shtetit. Analiza për këto zgjedhje është edhe analiza e 14 majit në përgjithësi. Kjo që kemi përpara është analizë për këtë qe beri si e respekton ligjin, pra nga një fitore përmes të të burgosurit vendosën në kundërshtim me ligjin. Ata zgjodhën të shkonin e një herë në zgjedhje, nëse do merrej ky ligj në mënyrë të drejtpërdrejt fitorja i kalon opozitës. I përsëritën zgjedhjet dhe çfarë ndodhi Çdo problem që ka një parti e zgjidh vota. Ti do përpiqesh të bëhesh shumicë dhe kjo është gafa.”, u shpreh Ndoka.



