Zululand: Much Nano debaton me Berat Buzhalën e me Dastid Pallaskën lidhur me vizitën e Ramës në Serbi

Zululand: Much Nano debaton me Berat Buzhalën e me Dastid Pallaskën lidhur me vizitën e Ramës në Serbi

Në Zululandin e sotëm ishin të ftuar Berat Buzhala, gazetar, dhe Dastid Pallaska, avokat, që të dy nga Prishtina. Dhe u fol për debatin që ka shpërthyer pas vizitës së kryeministrit Rama në Serbi, që ka nxjerrë në dukje një ndarje të fortë mes një numri gazetarësh të Tiranës e një numri gazetarësh të Prishtinës. Të parët janë vënë në mbrojtje të vizitës së Ramës, e të mesazheve që ai ka përcjellë në Serbi, ndërsa të dytët e akuzojnë Ramën se po anashkalon faktorin kosovar dhe në këtë mënyrë po i jep ndihmë Vuçiçit.

Biseda mes të treve u bë e gjallë dhe me përplasje mendimesh, sidomos kur u fol për qëndrimin ndaj faktit që Rama ka ilustruar një ide të vetën duke iu referuar Ivo Andriçit, shkrimtar i famshëm, e në të njëjtën kohë diplomat serbomadh e antishqiptar. Nano deklaroi se në këtë mes nuk ka asgjë të keqe, dhe se edhe ai e pëlqen Ivo Andriçin si shkrimtar, madje mendon se është një shkrimtar i madh. Ai vijoi duke u thënë të ftuarëve se "kosovarët duhet ta kuptojnë këtë qasje jo nacionaliste të shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët s'e kanë patur për gjë gjatë gjithë kohës të dëgjojnë e t'i shijojnë këngët sllave e ato greke, pavarësisht gjendjes së marrëdhënieve të Shqipërisë e shqiptarëve me këto vende në një moment të caktuar". Por të ftuarit këmbëngulën se për shqiptarët e Kosovës kjo është e papranueshme. Ata ripërsëritën idenë se referenca që Rama i bëri Andriçit ishte e gabuar, dhe fyese për Kosovën. "Rama nuk e ka idenë e historisë së marrëdhënieve Serbi-Kosovë", u shprehën ata, dhe kjo është një nga arsyet që ai bën gabime të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy