Berhami: Cilësia e shkrimit shqip ka rënë, kemi rreth 20 autorë të mirë por nuk lexohen

Berhami: Cilësia e shkrimit shqip ka rënë, kemi rreth 20 autorë të mirë por nuk lexohen

Për botuesen Loreta Berhami, niveli i botimeve në gjuhën shqipe është relativisht i dobët.

Këtë deklaratë, Berhami e bëri në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ku tha se merr shumë dorëshkrime dhe është shumë selektive në atë që boton.

Ajo shprehet se është lexuese e mirë dhe e di se çfarë dëshiron që të lexoj, pasi ka lexuar mjaftueshëm në gjuhë të huaja, sa të bëjë një krahasim.

Pse ka rënë cilësia e shkrimit në shqip, kjo është temë super e gjerë, ndoshta nuk jam personi i duhur për këtë temë.

Por unë si botuese e përjetoj dhe është dëshpëruese, sepse moria e dorëshkrimeve që marr është goxha e madhe dhe cilësia është skandaloze.

E vërteta është që letërsia e përkthyer, i bën shërbim gjuhës shqipe, nëse është e përkthyer mirë.

Përkthyesit e mirë në Shqipëri që janë të paktë, por janë, ekzistojnë, i bëjnë një shërbim të jashtëzakonshëm gjuhës shqipe, është prapë shqip.

Ata që duan të jenë autorë të mirë, autor shqip, duhet të jesh së pari lexues të mirë. Kemi letërsi autentike.

Janë 10-20 që janë autorë shumë të mirë, por nuk lexohen.

Është çështje marketimi, çështje paragjykimi, një çështje që i është bërë deri diku letrave shqipe, nëpërmjet vetëbotimit, vetëfinancimit të librave dhe unë kam qenë disa herë fajtore.

Ekziston mania që unë kam shkruar një libër dhe unë patjetër këtë libër do e botoj dhe nëse një botues nuk e merr përsipër.

Unë investoj te libri jot, nëse unë nuk e marrë përsipër, unë nuk besoj tek ai libër, dhe nëse unë nuk e besoj, ai libër nuk meriton të betohet.

Nëse ai një libër nuk vlen mos u fiksoni patjetër që ta botoni librin tuaj me çdo kusht, duke shpenzuar nga xhepi juaj.

Thjesht për të pasur një libër të botuar. Do ishte gjëja më e mirë për ta pyetur bashkëbiseduesin pse nuk do ta botoj, të merrni vërejtjet dhe riprovojeni, shkruani përsëri.

Nuk dua të dekurajoj njerëzit.

Kjo gjë ka ndodhur me botime të pa filtruara, lexuesi shqiptar që s’do të lexojë autorin shqiptar, zhgënjehet dhe krijon një farë largësie dhe një farë dyshimi dhe në këtë mënyrë goditen pa dashje edhe autorët që meritojnë të lexohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy