Kosova voton më 11 qershor

Kosova voton më 11 qershor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në mëngjesin e sotëm kishte takim konsultativ në lidhje me datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme me përfaqësuesit e partive politike të Kosovës.

Në këtë takim mbi 20 përfaqësues politik ishin të pajtimit që zgjedhjet të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

Burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë për “Zëri.info”, se zyrtarisht është marrë vendimi që zgjedhjet të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

“Po vendimi është marrë që zgjedhjet të mbahen më 11 qershor. Tash pritet që presidenti të bëj publike këtë”, ka thënë ky burim i besueshëm brenda KQZ-së.

Ndryshe, në takimin e sotëm të thirrur nga presidenti Thaçi nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e LDK-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy