Një foshnjë 15-muajshe në Belgjikë, humbi jetën pasi u la në makinë për disa orë në një ditë të nxehtë vere, njoftuan autoritetet ditën e sotme.
Zyra e Prokurorit Publik në Namur, kryeqyteti i rajonit Valon në Belgjikën jugore, tha se kishte hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme pas aksidentit, i cili ndodhi të enjten.
Një ekzaminim mjeko-ligjor përjashtoi qëllimin keqdashës dhe arriti në përfundimin se foshnja vdiq nga hipertermia, ose mbinxehja.
“Sipas rezultateve paraprake të hetimit, fëmija është harruar brenda një automjeti”, deklaroi zyra e prokurorit. Mediat lokale raportuan se babai harroi ta linte fëmijën në çerdhe ndërsa po shkonte në punë.
Fëmija u la brenda makinës për disa orë në parkingun e kompanisë ku punonte burri.
Dje pasdite, temperaturat në Namur, Wallonia, arritën rreth 25 gradë.



