Dyndja e pushuesve drejt bregdetit të jugut, ka krijuar trafik të rënduar orët e para të së shtunës në qytetin e Vlorës.
Aksi më problematik mbetet Transballkanikja, që ka përqendrimin më të lartë të automjeteve por edhe shëtitorja Lungomare si dhe aksi nga Uji Ftohtë deri në Orikum.
Dyndja drejt bregdetit ka bërë që nga hyrja e qytetit të Vlorës deri në Orikum të duhen më tepër se dy orë për ta përshkruar.
Ndërkohë, Bypassi i Vlorës është jashtë funksionit ç’ka ka bërë që sërish turistët dhe pushuesit ti drejtohen qytetit. Gjithashtu, mosinformimi i tyre në lidhje me rrugën e Lumit të Vlorës ka ndikuar sërish në trafikun në qytet.



