
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se vakumin që IPARD la nuk po e mbush askush.
Duke vijuar më tej me logjikën e saj Kortoçi theksoi se qeveria nuk ka bërë asnjë rishikim buxheti në mënyrë që të ndihmohet ky sektor.
Mungon një shumë e konsiderueshme në bujqësi. Nëse fermeri nuk e ka ndjerë ndihmën e fondeve IPARD është ky shkak që ka çuar tek pezullimi i IPARD 2. Kjo e penalizon bujqësinë, në momentin që bujqësia po shihej si sektor jetik dhe mbështetës për ekonominë dhe sektor që do i jepte shtysë turizmi. Fermeri nuk e ka ndjerë se nuk e ka marrë. Abuzimi me fondet vjen për shkak se këta fermerë nuk kanë marrë atë që duhet të merrnin realisht. Fondet synojnë të financojnë asetet në fermat.
Vakumi që IPARD la askush nuk po e mbush. Asnjë proces, asnjë ndihmë, asnjë rishikim buxheti nga qeveria.
Në buxhetin e 2024 kemi ulje të buxhetit për bujqësinë. Shpresohet që këto fonde të zhbllokohen, por procesi kërkon kohën e tyre.



