“21 Janari”, del nga SPAK gruaja e Aleks Nikës: Dhashë fakte të reja

“21 Janari”, del nga SPAK gruaja e Aleks Nikës: Dhashë fakte të reja

Për më se tre orë bashkëshortja e Aleks Nikës i vrarë në protestën e 21 Janarit ka dëshmuar në SPAK.

Në dalje të prokurorisë së posaçme ajo është shprehur se ka dhënë detaje të cilat nuk mund t’i bëjë publike.

“Dhashë fakte të reja që nuk mund t’i bëj publike”, tha Rajmonda Nika.

Ajo u paraqit në SPAK rreth orës 10.00 të ditës së sotme shoqëruar nga xhaxhai i bashkëshortit të ndjerë Mark Nika.

Drupal Ad

Ndërsa Rajmonda doli nga SPAK, Mark Nika vijon të dëshmojë.

Familjarët e Aleks Nikës pretendojnë se disponojnë një audio-përgjim i cili është publikuar në media, ku jepen urdhra për të qëlluar protestuesit. Lidhur me këtë video Rajmonda Nika tha se do e dorëzojnë një herë tjetër.

SPAK nisi hetimet për 21 Janarin, pak ditë më parë me urdhër të Gjykatës së Lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy