Abuzimet te AKSHI/ Shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Abuzimet te AKSHI/ Shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim i mallrave që paguajnë akcizë.

 

Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve nga SPAK për AKSHI-n

 

Sipas hetimeve kur hetuesit e BKH shkuan në banesën e Agasit zbuluan një kantinë me verë dhe sipas procedurës ata njoftuan Drejtorinë e Doganave për shkak se vera ishte kontrabandë. 

 

Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 milionë lekësh buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës. Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë. 

 

Gjatë natës Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr me pas serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonat e Doganës kanë shkuar për ta marrë mallin dhe dërguar në ruajtje kanë konstatuar se nuk ishte në kantinë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy