Rama: Lulzim, mos na turpëro të gjithëve, ka filluar të na qeshë bota

Rama: Lulzim, mos na turpëro të gjithëve, ka filluar të na qeshë bota

Kryeministri Rama i ka bërë sërish thirrje opozitës të ulet në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike.

Në një dalje për mediat në mesditë, Rama iu drejtua Bashës, duke i kërkuar të bëhet pjesë e dialogut për zgjidhjen e krizës.

Rama i bëri thirrje Bashës të mos sulmojë partnerët ndërkombëtarë, por të vendosë përpara të gjitha interesave ato të popullit dhe vendit.

Pjesë nga fjala e Ramës para gazetarëve

Po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Është opozita ajo që refuzon dialogun dhe jo maxhoranca. Kurrë ky vend nuk ka parë një krizë të tillë artificiale. Krizën e ka provokuar dhe e promovon një elitë e korruptuar gjykatësish, prokurorësh e analistësh. Kurrë nuk ka ndodhur deri më sot që qeveria të lutet për dialog, t’i trembet atij si djalli temjanit.

Unë kam kërkuar me këmbëngulje dialog kur gjërat nuk kanë ecur. Kujtoj këtu gjithë rrugëtimin e reformës në drejtësi apo përpjekjet për reformën zgjedhore.

Unë e kam pranuar diskutimin e kërkesave të opozitës në tryezë, pa vënë asnjë kusht për kohën, vendin e formatin. E kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar. Mesa duket nisma vullnetmirë e presidentit nuk po sjell asnjë sukses për ta bindur Bashën për tryezën e dialogut.  

I bëj thirrje Bashës: mos shiko armiq aty ku nuk ka dhe mos na turpëro duke sulmuar miqtë dhe partnerët e këtij vendi me gjuhën vulgare të Luftës së Ftohtë. Ulu në tryezë dhe përcaktoji vetë të gjitha modalitetet. Njofto orën kur të duash, vetëm lajmëro dhe njerëzit tanë do të jenë aty kur do ti. Ne duhet të na interesojë qetësia dhe siguria, imazhi dhe stabiliteti i Shqipërisë, respekti i miqve dhe partnerëve tanë në këtë vend.  Ti e ke numrin tim të telefonit, ndaje mendjen dhe më njofto një orë e më parë. Harroje se mund ta marrësh peng popullin, drejtësinë e shtetin. Zgjedhjet nuk mund t’i ndalosh dot kurrë as ti, as ata që të vijnë pas. Këtë qeveri nuk mund ta rrëzosh dot kurrë nëse populli nuk do. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy