
Mijëra francezë, pavarësisht shiut, u radhitën sot në “Invalides”, në zemër të Parisit, për t’i bërë homazhe presidentit, i cili, sipas një studimi, bashkë me Charles de Gaulle, është më I dashuri për popullin francez.
Në pritje të ceremonisë solemne që do të mbahet nesër në kishën “Saint-Sulpice”, ku pritet të vijnë personaliteteve të huaja, ndër presidentë, si: Sergio Mattarella dhe Vladimir Putin, mijëra njerëz janë radhitur që nga mëngjesi për të parakaluar para arkivolit me trupin e ish-presidentit, që është vënë në hyrje të katedrales së “Saint-Louis des Invalides”.
Për rastin, një portret i madh i Chirac, i mbuluar me një flamur trengjyrësh, është vënë në qendër të dy kolonave me ngjyrat e Evropës dhe Francës.



