
Ministri rumun i Mbrojtjes Angel Tilvar deklaroi ditën e sotme se fragmente të një droni rus ranë në territorin e Rumanisë, vend i NATO-s, gjatë një sulmi të fundit nga trupat e Moskës në një port ukrainas në Danub.
Një deklaratë e bërë për transmetuesin rumun Antena 3. Ditët e fundit, Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht e kishte mohuar kategorikisht lajmin e nisur nga Kievi për rënien e pjesëve të dronit rus në territorin rumun.
Portet e Ukrainës në Danub janë goditur nga granatimet e rënda dhe të vazhdueshme ruse në javët e fundit, pasi Moska synon objektet dhe infrastrukturën e magazinimit të grurit të Ukrainës, pasi lejoi që marrëveshja e saj e drithit në Detin e Zi të skadonte në korrik.
Shumë nga sulmet ndodhën pikërisht përtej kufirit nga Rumania, vend anëtar i NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë dënoi një sulm edhe më parë këtë javë, në termat më të fortë të mundshëm, duke e quajtur “të pajustifikuar dhe në kundërshtim të thellë me normat e ligjit ndërkombëtar humanitar”.



