Zbulohen detaje nga arrestimi në Greqi i bosit shqiptar të kokainës. Mediat vendase kanë publikuar pamje të vilës dhe makinave të tij luksoze. Ndërkaq, burimet nga antidroga shqiptare thanë për TemA TV se bëhej fjalë për një 54-vjeçar që ishte implikuar edhe në 2 raste të tjera kokaine në Shqipëri dhe vendet fqinje.



