Dua Lipa përzgjidhet nga “FIFA 21”

Dua Lipa përzgjidhet nga “FIFA 21”

Dua Lipa është emri më i lakuar i momentit në industrinë muzikore dhe sukseset e saj nuk kanë fund. Sot artistja me origjinë shqiptare ka zbuluar se është përzgjedhur së bashku me 100 artistë të tjerë për t’u bërë pjesë e videolojës më të famshme, “FIFA 21”.

Dua ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se kënga “Love is religion” do të jetë pjesë e lojës. Këngëtarja ka treguar se në datë 1 tetor ajo do të jetë pjesë edhe e premierës botërore, prandaj ka ftuar ndjekësit ta ndjekin më tej për më tepër detaje.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se kënga Love is religion do të jetë pjesë e FIFA 21. Për të festuar këtë gjë unë do t’i bashkohem edhe premierës botërore në 1 tetor kështu që më ndiqni”, ka shkruar Dua.

FIFA ka bërë të ditur se janë zgjedhur mbi 100 artistë nga 23 shtete të ndryshme për të qenë pjesë e videolojës me këngët e tyre. Emri i parë që përmedet është ai i Dua Lipës, duke e cilësuar si një nga artistet më të mira me famë ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy