Opozita ka vazhduar protestat në të gjithë Shqipërinë, për t’u organizuar në tubimin final, atë të 16 shkurtit. Nga qyteti i Fierit, kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se plani ekonomik i PD-së garanton hapjen e vendeve të punës me paga dhe kushte dinjitoze.
Po ashtu, Basha ka përgëzuar rezistencën e studentëve, duke pohuar se askush nuk mund t’ua djegë vitin akademik. Deklarata erdhi pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama një ditë më pare, ku paralajmëroi studentët se po rrezikojnë të humbasin vitin.
Kryetari i PD-së ka takuar edhe disa fermerë dhe iu ka premtuar subvencione 100 milionë dollar në vit për sektorin e bujqësisë.
Ndërkohë, edhe në Elbasan ka pasur një protestë, që drejtohej nga deputetet Luciano Boci, Endri Hasa, Eugen Isaj dhe antarë të tjetë të PD-së, ku është bërë thirrje për rrëzimin e Qazim Sejdinit.
Në fund të tubimit në Elbasan, Partia Demokratike njoftoi se një prej protestuesve është ndaluar nga policia, dhe më pas në komisariat ka mbërritur edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.



