
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje autoriteteve maqedonase dhe popullit të Maqedonisë së Veriut që të pranojnë propozimin francez.
Rama shkruan se propozimi përfundimtar i jep mundësi pranimi pa rezervë Maqedonisë së Veriut dhe i hap rrugën negociatave për anëtarësim të dy vendeve.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, përmes një postimi në median sociale Twitter.
Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian!
Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në MV u them: Pranojeni!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar, se e ka pranuar propozimin e Presidencës franceze.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka pranuar propozim nga Presidenca franceze me ide që i referohen qëndrimeve tona të shprehura publikisht. Kjo paraqet bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ, fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas me Presidentin, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertin dhe publikun e gjerë në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.



