
Parlamenti kanadez votoi në mënyrë unanime për t’i hequr shtetësinë lideres së Mianmarit, Aung San Suu Kyi, për shkak të keqtrajtimit të popullsisë Rohingya.
Votimi në Parlament erdhi një javë pasi deputetët votuan një mocion, me anë të të cilit njohin si genocide krimet e kryera në Mianmar ndaj myslimanëve Rohingya.
Aung San Suu Kyi iu dha shtetësia e nderit nga Kanadaja në vitin 2007, kur ajo ishte ende mbronte demokracinë nga arresti shtëpiak.
Por liderja e Mianmarit është kritikuar ashpër se nuk ka dënuar fushatën ushtarake të spastrimit etnik.
“Kanadaja vendosi të tërheqë shtetësinë e nderit për Aung San Suu Kyi për shkak të refuzimit persistent për të denoncuar genocidin mbi popullatën Rohingya”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.



