Ngjarja në Kamëz/ Karamuço: Ka elemente që e bëjnë Policinë me turp! Pres dorëheqje

Ngjarja në Kamëz/ Karamuço: Ka elemente që e bëjnë Policinë me turp! Pres dorëheqje

Eksperti i Kriminologjisë Ervin Karamuço foli mbi ngjarjen e ndodhur në Kamëz, ku pas rënies së zjarrit në komisariat humbi jetën një person.

Duke folur në MCN Live Karamuço tha se ka elemente që e bëjnë policinë me turp. Ai shtoi se pret dorëheqje nga funksionarë të lartë që kanë në përgjegjësi dhomat e sigurisë në komisariat.

Ngjarja e Kamzës ishte lë një gjurmë të shëmtuar të policisë së shtetit për dhomat e sigurisë. Në momentin kur nuk neglizhohet apo nuk zbatohet një nga rregullat, polici i shtetit shkon në burg. Kemi humbje të jetës. Institucionet kanë kërkuar që komisariati i Kamzës të mbyllë ambientet në bodrum. Është e rëndësishme që për këtë inventar jete kush përgjigjet. Është thënë që policët po shikonin ndeshjet. Mungon citofonia. Hidrantët ku kanë qenë. Janë shumë elementë që e bëjnë Policinë e Shtetit me shumë turp. Mund të kishte humbur jetën edhe punonjësi i policisë. E kanë zjarrfikësen shumë afër. A është dashur të fshihet ngjarja? Pres dorëheqje nga funksionarë të lartë që kanë në përgjegjësi dhomat e sigurisë të komisariatit nr.5 në Kamëz. Ka shpërdorim detyre dhe mosdhënie ndihme ndaj qytetarit. Është këmbanë e madhe alarmi. Duke filluar nga drejtori i qarkut, shefi i komisariatit kanë përgjegjësi. Duhet hetuar pse nuk është hapur dhoma e re sigurisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy