Kërcënohet me jetë Papa Françesku

Kërcënohet me jetë Papa Françesku

Papa Françesku këtë të hënë është kërcënuar nëpërmjet një zarfi që ishte dërguar në adresën e tij, në brendësi të të cilit janë gjetur 3 plumba. Zarfi nuk mbërriti në Vatikan, ndërsa policia e sekuestroi atë.

Mediat italiane shkruajnë se zarfi me plumba u kap nga karabinierët e kompanisë San Donato të cilët kanë nisur hetimet së bashku me detektivët e njësisë hetimore të Milanos nën drejtimin e prokurores Alessandra Cerreti. Hetimet për këtë çështje kanë nisur, ndërsa dyshimet janë se letra u dërgua nga Franca pasi ishte e vulosur me një pullë postare nga përtej Alpeve. Dërguesi nuk ishte shkruar në zarf dhe emri i marrësit ishte shkruar me stilolaps me një dorëshkrim të lexueshëm. Më konkretisht, letra i drejtohej “Papës – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy