
“Non grata e Berishës është diplomatike jo juridike, ai do ta zgjidhë vetë këtë punë”, kështu u shpreh Mimoza Ferraj, ish-studente e lëvizjes së dhjetorit në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.
Sipas saj amerikanët as në 97-ën s’kanë dashur të punojnë me Berishën, por ajo çfarë thotë një person nuk përfaqëson politikën amerikane.
Berisha sipas saj e di që nuk është koha e dhunës, është koha e demokracisë.
“Non grata është diplomatike, jo juridike. Ai do ta zgjidhë vetë këtë punë. Amerikanët as në 97-ën skanë dashur të punojnë me Berishën, por ajo çfarë thotë një person nuk përfaqëson politikën amerikane. Berisha e di që nuk është koha e dhunës, është koha e demokracisë. Votuesi shqiptar voton për atë që i jep bukë të hajë. Demokracia fillon tek personi dhe vdes aty, ne nuk kemi votues. PD ka refermim, e ka dashur vite më parë. Ata që janë në PD janë për interesat e tyre, për llogaritë e veta. Votuesi duhet të kuptojë dhe të fillojë demokracinë brenda vetes”, tha Ferraj.



