Xhejnis dhe Klevisa Plasa: Ja si e bëmë dasmën surprizë në 5 vjetorin e vajzës së tyre

Xhejnis dhe Klevisa Plasa: Ja si e bëmë dasmën surprizë në 5 vjetorin e vajzës së tyre

Një dasmë surprizë, e cila së fundmi ka pushtuar rrjetin është ajo e një çifti të bashkëshortëve të rinj të cilët menduan të vishen më fustan të bardh dhe si dhëndër, pikërisht në ditën e ditëlindjes së 5-të vajzës së madhe.

Xhejnis dhe Klevisa Plasa, të ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, thanë se për ta organizuar ishte pak e vështirë sepse askush se dinte dhe emocionet e familjarëve kur panë nusen ishin të papërshkrueshme.

Në e vendosem të bënim surprizë sepse nuk e kishim bërë dasmën kur u martuam dhe gjetëm këtë moment pikërisht ne ditëlindjen e 5-të të vajzës së madhe.

Askush nuk e dinte, të ftuarit u habitën, familjarët, na thonin pse nuk na treguat, po tu tregonim, nuk do ishte surprizë më.

Ishte emocionuese sepse isha fshehur ne një perde, që të mos më shihnim me fustan të bardhë, dhe kur është hapur perdja kur kam dal, të gjithë u shokuan nga befasia. Ka qenë një emocion i papërshkrueshëm.

Video u bë virale, mori 380 mijë shikime, ishte impakti i madh, kemi marrë urime e like. Arrita të kuptoj se njerëzit duan gjëra të bukura.

Xhejnisi, si një ideator i surprizave në këtë familje, bëri surprizën e radhës në studion e “Zgjohu me MCN”, teksa suprizoi bashkëshorten Klevisen, pikërisht në ditën e lindjes së saj , me lule e tortë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy