Eksperti kriminalist Artan Rexhepi tregoi në emisionin “Fact Check” se hera e parë kur ka hasur një armë silencator ka qenë në vrasjen e një kambisti në vitin 95’.
Rexhepi vë në dukje se arma ishte bërë nga një tornitor.
“Formalisht silenciator ka për shumë armë. Për armët e fuqishme silenciatorët janë problem, sepse ka parimin e marmitës së makinës. Nga eksperienca ime, rasti i parë që jam ndeshur me silenciator, që kam qenë si ekspert në një vrasje që ka ndodhur, ka qenë vrasja e një kambisti, në mos gaboj Piro Paloli, në vitin 95’. E kam hasur aty për herë të parë. Zbulimi qe spektakolar, nuk i kaloi 3 javët, 1 muaj, u gjetën edhe një pjesë e parave të grabitura. U kap një tornitor që merrej. Membranat e silenciatorit janë me fundin e hinkës, dhe kur del predha nga hyka kontakton me membranën e parë. Niveli i shuarjes së zhurmëve është një shkencë e vërtetë. Bëhet me diagramë valë, duhet që membrana ta godasë valën në makimumin e saj. Për vrasjen e kambistit ishte realizuar në shkallë pallati te rrethrrotullimi te Zogu i Zi. Arma me silenciator bëhet me torno, realizohet. Mund ta realizojë një tornitor. Ajo pas disa goditjesh çahet, s’ka përdorim të gjatë”.



