Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të votojë në Parlament Ilir Metën për president.
Këtë fakt e ka konfirmuar sot deputetja Mesila Doda, e cila tha se deputetët e PDIU-së kanë firmosur për votën pro Metës.
“Ne kemi dhënë firmat për kandidaturën e zotit Meta. Unë, z.Shpëtim Idrizi dhe z. Aqif Rakipi kanë dhënë firmën”, ka thënë Doda.



