Gjermani/ Gjendet i vrarë një nga politikanët e partisë së Merkel

Gjermani/ Gjendet i vrarë një nga politikanët e partisë së Merkel

Në Kassel të Gjermanisë u gjend i vrarë me një plumb në kokë politikani 65-vjeçar Walter Lübcke, anëtar i partisë së qendrës së djathtë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel.

Kryeprokurori Horst Streiff tha se policia është në kërkim të autorit dhe se nuk ka asnjë provë që të dyshohet për vetëvrasje.

Viktima u gjet në tarracën e shtëpisë së tij në dhe ishte qëlluar me pistoletë në kokë në një distancë të afërt. Arma e krimit nuk u gjet në vendin e ngjarjes, tha policia.

Sipas “Bild”, Lübcke, baba i dy fëmijëve, në kohën e krizës së migrimit,  në vitin 2015,  kishte folur në favor të të drejtave të refugjatëve, duke tërhequr zemërimin e aktivistëve të ekstremit të djathtë.

Një ekip prej 20 vetësh po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy