Drejtoresha e Burgut 325, që njihet si burgu i Grave në Tiranë, Xhoi Jakaj është shkarkuar nga detyra. Lajmi është bërë i ditur për ABC News nga vetë zonja Jakaj.
Jakaj tha se i është kërkuar dorëheqja nga ministrja e Drejtësisë Gjonaj. Kjo ka ndodhur pas një interviste në një të përditshme shqiptare, ku drejtoresha Xhoi Jakaj kërkon sensibilizimin e autoriteteve për 4 gra të dënuara me moshë mbi 60-vjeçare, të cilat për shkak të sëmundjeve të rënda që kanë nuk mund të përballojnë jetesën dhe kurimin në kushtet e qelisë.
Zonja Jakaj bën të ditur se nuk e ka pranuar kërkesën e Ministrisë për të dhënë dorëheqjen dhe më pas është shkarkuar pa i dhënë një motivacion.
Xhoi Jakaj është ishte emëruar një vit më parë nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.



