Një aksident i frikshëm me pasojë një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Shëngjinit.
Burime bëjnë me dije se një automjet është përplasur me një makinë të parkuar në anë të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Ford i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.



