Berisha: Inceneratorët, kompleks veprash penale, s'ka ligj që i bën gjë Ëngjëll Agaçit që ka marrë 40 milionë €

Berisha: Inceneratorët, kompleks veprash penale, s'ka ligj që i bën gjë Ëngjëll Agaçit që ka marrë 40 milionë €

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat theksoi se afera e inceneratorëve është afera e vetme në Shqipëri, Europë dhe botë mbi të cilën kanë rënduar akuza dhe janë shpallur në kërkim menaxhere dhe pronarë të saj, por që vazhdojnë të jenë njësoj sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Sipas tij, qeveria jep para edhe pse ‘djegësat’ nuk kryejnë asnjë punë, ndërkohë që s'ka ligj që i bën gjë Ëngjëll Agaçit që ka marrë 40 milionë €

Nuk ka forcë në këtë vend që mund ti bëjë gjë. Kështu muaj më parë SKAP-i i partisë për këtë aferë gjigandë njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura porokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash.

Pra një kompleks veprash penale nga më seriozet, megjithëkëtë, kjo ndërmarrje kriminale, aferë kriminale është e vetmja në Shqipëri, Evropë dhe botë, mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe vazhdon. Janë shpallur në kërkim menaxherë e pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikur asgjë nuk ka ndodhur e asgjë s’është konstatuar, sikundër asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar, askush nuk është burgosur, në këtë aferë.

Ftoj cdo shqiptar të shtrojë pyetjen: si mundet pas gjithë këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudo pronarëve të kompanive të djegësve, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave të disbursojë deri më sot rreth 100 milionë euro?

Të vazhdojë të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e aprashikuar për djegësin e Fierit, mbi 6 milionë euro? Të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës, mbi 6 milionë euro? Të urdhërojë OSHEE të ndërtojë linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranëës me një shumë 6 milionë euro? Si mund të ndodhin?

Këto ndodhin, kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin e vetëm se kjo është afera e Edi Ramës, është Rama të dashur qytetar, që në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me opinionin ligjor zyrtar të Entit të Prokurimeve Publike që thotë se negociata e mbyllur është e ndaluar të përdoret, ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura.
Rama është ai që ka pranuar që të gjitha prokurimet për djegësat nga Elbasani-Tiranë-Fier, të bëhen nga vetëm një kompani, kompania e tyre.

Ndaj nëse deri sot pagesat e prapambetura për kompani të tjera shqiptare që kanë punuar e nuk kane marre pagesat qe kane kaluar në 120 mln euro për vitin, kompania e Ramës, Engjëll Agacit, Arben Ahmetajt, ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim.

Kjo për faktin se është kompani e qeveritarëve. 

Në këto kushte SKAP i partisë po përdoret si një instrument për hetime fake për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz.

Berisha tha se është koha për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale qeveritare

Është koha, të dashur qytetarë, t’i bëjmë gjyqit publik Ramës, Agaçit, Ahmetajt dhe Velisë. Të cilët e ndjejnë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njeri-tjetrit. Edi Rama deklaron se në rast se nuk ka filluar, pavarësisht nga dhjetëra milionë euro që janë disbursuar, djegësi i Tiranës, është përgjegjësi e atyre që kanë marrë para.

Me fjalë të tjera, përgjegjësi e Erion Veliajt. Erion Veliaj deklaron se nuk ka lidhje, edhe pse Edi Rama i ka dhënë 8 përqind bonos për të fituar tenderin me negociata të mbyllura. Paçka se Erion Veliaj ka vendosur pa pyetur parlamentin e Tiranës, duke marrë pushtetin e tij, sepse donte të mbushte valixhet e tij. Pacaka se ka firmosur në emër të qarkut, pavarësisht se nuk është autoriteti i tij.

Prandaj jam këtu për të dënuar edhe njëherë këtë organizatë kriminale qeveritare dhe qëndrimin e SKAP që u shërben atyre si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më kriminalet në Europë dhe botë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy