
Një nga gratë më të pasura në Rusi humbi jetën në një aksident ajror në Gjermani.
Natalia Fileva, e cila kryesonte bordin ekzekutiv të S7 Airlines, mbeti e vdekur pasi avioni i vogël me të cilin udhëtonte u rrëzua pranë Frankfurtit.
Në aksident humbën jetën edhe piloti dhe një pasagjer tjetër.
Natalia, 55 vjeçe, ishte gruaja e Vladislav Filev, menaxher i përgjithshëm dhe bashkëpronar i S7 Airlines, kompania më e madhe private e linjës ajrore ruse.
Pasuria e saj personale arrinte në 600 milionë dollarë. Çifti ka katër fëmijë, një prej të cilëve është i adoptuar.



