
Air Albania ka anuluar planet për nisjen e fluturimeve nga Tirana drejt Ljubjanës dhe anasjelltas. Lajmin e ka konfirmuar aeroporti i kryeqytetit slloven.
Shkaku i anulimit të planit lidhet me problemet financiare të kompanisë shqiptare.
Nisja e fluturimeve ishte parashikuar për më datë 1 shtator.
Fluturimet do të shënonin rifillimin e operacioneve midis dy kryeqyteteve pas pesë vitesh.
Në vitin e fundit të plotë të shërbimit, në vitin 2018, ish-transportuesi kryesor i Sllovenisë, Adria Airways, trajtoi 57 499 pasagjerë në këtë itinerar me një faktor mesatar të ngarkesës së kabinës prej 70.6%.



