Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 601 persona. Të shëruar në krahasim me një ditë më parë janë 408 më shumë. Numri total i të prekurve nga koronavirusi në shtetin fqinj i ka kaluar 50 mijë.
Totali i të infektuarve – 50 418 njerëz
+3 780 në krahasim me të dielën
Totali i viktimave – 6 077 viktima
+601 në krahasim me të dielën
Totali i të shëruarve – 7 432
+408 në krahasim me të dielën
Sipas buletinit të përditshëm të Mbrojtjes Civile, numri i mjekëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit deri tani është 24.
Ndërkohë, zona më e goditur nga pandemia, ajo e Lombardisë, ka shënuar një përmirësim të lehtë.
Lombardia
Totali i rasteve të të prekurve – 28 761
+1 555 në 24 orët e fundit
9 266 të shtruar në spital
- 173 pacientë në spital krahasuar me një ditë më parë
Për rajonin, kjo është dita e parë pozitive, që ka shënuar një rënie të numrit të rasteve të reja, por edhe të pacientëve në regjim spitalor.
“Dje ishim optimistë në mënyrë të moderuar. Ne thamë që trendi po bie dhe sot është konfirmuar. Sot është mbase dita e parë pozitive e këtij muaji të vështirë, shumë të vështirë. Nuk është ende koha për të folur për fitore dhe për t'i neglizhuar gjërat, por mund të shohim një dritë në fund të tunelit", tha Giulio Gallera, këshilltar për politikat sociale i rajonit të Lombardisë.



