Analisti Ilir Kalemaj thotë opozita nuk do ta ketë të lehtë përballjen me PS në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kalemaj tha se kryebashkiaku Veliaj, i cili kërkon mandatin e tretë, është kandidati më i fortë, kjo për disa faktorë që favorizojnë mazhorancën aktuale. Sipas Kalemajt, një kandidat i denjë përballë Veliajt do të ishte një i tillë që di t’i flasë elektoratit ri.
Është e vështirë të parashikosh. Zoti Veliaj pavarësisht deklaratave delirante, është kandidati më i fortë për t’u mundur. E para për shkak të binomit që ai ka me Ramën, i cili asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim kandidimin e tij.
Fakti që ai ka mandatin e dytë e ka ndihmuar të ketë një klientelë të fortë. Sa i përket propagandës ka një stil të ngjashëm me Ramën. Falë reformës territoriale, e majta hyn në garë e favorizuar.
E vetmja garë e fituar nga PD, ato 10 votat që i dhanë fitoren zotit Basha, mos harroni votat e Hysni Milloshit, që treguan se sa vlen vota.
Sot kemi një Veliaj në mandatin e tretë, është kandidat shumë i fortë. Kandidat përbashkues përballë tij mund të bëhet vetëm një i tillë që i flet elektoratit gri.
Idenë e referendumeve, që Partia e Lirisë e ka hedhur dhe e mbështet me forcë, Kalemaj e sheh si mundësi, por jo si zgjidhje magjike.
Është lajm i mirë të kemi referendume. Por nuk besoj se referendumi të ketë fuqi magjike. Ndryshe do ta përdorin gjerësisht vendet e zhvilluara. Por praktikohet pak, në Zvicër kryesisht. Por historia njerëzore ka treguar se ne kemi shkuar drejt demokracisë së deleguar. Pra ne u japim besimin disave dhe ata na përfaqësojnë ne. Pa pasur një platformë politike ideore, nuk e shoh me shumë role. E ka pasur edhe Lëvizja 5 yjet, por nuk pati ndonjë sukses.
Pozicionimin e Partisë së Lirisë, pas Konventës së sotme, Kalemaj e cilësoi pragmatist.
LSI si parti doli nga e majta. Partia e Lirisë është në mos një parti e djathtë, një parti e qendrës ose parti pragmatiste. Partitë e lirisë në Europën Perëndimore janë parti të djathta, madje parti të ekstremit të djathtë. Partia e Lirisë në Shqipëri duket se do të jetë parti e qendrës, për të marrë elektorat majtas dhe djathtas.
Sa i takon aferës së inceneratorëve dhe rolit që LSI ka luajtur si denoncuesja e parë e tyre, Kalemaj tha se një force politike i duhen ide përtej denoncimit.
I ka mësuar një çështje që është megaaferë. Biem dakord që çështja e inceneratorëve bie erë. Por kjo nuk mjafton. Nuk mjafton të jetë parti denoncuese duhet të jesh edhe parti propozuese. Idetë që po lëvrohen sot, duhet parë sa do ngjisin. P.sh. taksa e sheshtë është propozuar disa vite më parë. Por duhet parë sa do jetë kjo taksë dhe kush do jetë raporti i saj me GPD.
Marrëveshja Berisha-Rama është për analistin Kalemaj një akord i kujdesshëm, që mban parasysh bazën.
Është provuar kjo aleancë në të kaluarën. Ka pasur një kimi të vazhdueshme mes zotit Berisha dhe zotit Meta. Ka qenë shumë herë me e vështirë bashkëjetesa e Metës me Ramën. Me Berishën është i detyruar të bashkëpunojë. Duke parë marrëveshjen vihet re një kujdes për bazën. Pranohen primaret, në Këshillat Bashkiakë, kryetari do të jetë nga Partia e Lirisë.



