Ish-spiuni Sergei Skripal del nga spitali, dy muaj pas helmimit

Ish-spiuni Sergei Skripal del nga spitali, dy muaj pas helmimit

Dy muaj pasi u helmua me një agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe, ish-spiuni rus Sergei Skripal ka lënë ambientet e spitalit.

Mjekët nuk dhanë detaje mbi gjendjen e Skripal, dhe vendndodhja e tij aktuale nuk është e bërë publike nga autoritetet.

66-vjeçari rus u helmua në Salisbury së bashku me vajzën e tij, Julia, në fillim të marsit, por shërimi i saj ishte shumë më i shpejtë dhe ajo ka dalë nga sptali muajin e kaluar.

Ata u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Qarkut Salisbury, ku gjendja e tyre u stabilizua pasi u ekspozuan ndaj agjentit nervor "Novichok".

Nuk dihet nëse Skripal është në të njëjtin vend ku ndodhet edhe vajza e tij.

Julia dhe Sergei Skripal

Policia Metropolitane tha se hetimi ndaj sulmit vazhdoi dhe nuk do të "diskutonte ndonjë marrëveshje mbrojtëse apo sigurie që është në vend".

Drejtoresha e infermierisë Lorna Wilkinson tha se trajtimi i Skripalëve ishte “një sfidë e madhe dhe e pashembullt”.

Ajo shtoi: “Kjo është një fazë e rëndësishme në rimëkëmbjen e tij, e cila tani do të ndodhë larg spitalit”.

Qeveria e Britanisë së Madhe fajësoi Rusinë për sulmin, me kryeministren Theresa May që e përshkruan incidentin si “të furishëm” dhe “të neveritshëm”.

Por qeveria ruse mohoi çdo përfshirje dhe ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme”.

Zyrtarë në kostume mbrojtëse

Në vitin 2006, Skripal, një ish-kolonel rus, u burgos në Rusi për 13 vjet për të kaluar në identitetet e spiunëve rusë në Evropë ndaj shërbimeve të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Por në vitin 2010 ai ishte pjesë e një shkëmbimi të burgosurish midis Moskës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai përfundimisht u vendos në Salisbury.

Kur u lirua zonja Skripal, ajo refuzoi ndihmën e ambasadës ruse, të cilët pohojnë se atyre iu është mohuar qasja konsullore për një shtetas rus.

Kohët e fundit drejtori i përgjithshëm i MI5, Andrew Parker, fajësoi publikisht Rusinë për helmimin "pamatur", duke akuzuar Kremlinin për "shkelje flagrante të rregullave ndërkombëtare".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy