Sot zhvillohet raundi i parë për kreun e shtetit pa asnjë emër të propozuar

Sot zhvillohet raundi i parë për kreun e shtetit pa asnjë emër të propozuar

Mazhoranca dhe opozita do të mblidhen sot në seancën e parë të Parlamentit për Presidentin e ri të vendit, porse pa asnjë propozim.

Kjo ka ardhur pasi dje asnjë kandidat nuk është regjistruar deri në orën 16:00, kur ishte edhe afati i fundit i përcaktuar nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.

Mirëpo sot pritet që në orën 09:00 të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa në orën 17: 00 do të zhvillohet edhe seanca plenare për raundin e parë të votimit.

Socialistët deri më sot nuk kanë zbuluar asnjë emër për kandidaturën për presidentin e vendit.

 Konferenca e Kryetarëve është e detyruar të mblidhet për të vendosur datën se kur do të zhvillohet raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në Kushtetutë thuhet se në 3 raundet e para të votimit duhet që kandidati të marrë të paktën 84 vota për t’u zgjedhur në krye të shtetit, ndërsa në raundin e 4 dhe 5 mjafton shumica e deputetëve të Parlamentit, 71 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy