Influecierja dhe blogerja Ditea Berisha, vlerësoi në “Stay tuned”, se jo të gjithë mund ta ushtrojnë këtë profesion të ri në vend.
Sipas saj shumë mund të tentojnë ta provojnë, porse ajo ka disa kritere dhe detyra strikte për ti ndjekur, dhe shumë nga vajzat dështojnë ta çojnë deri në fund këtë detyrë në rrjete sociale.
Influenceren nuk mund ta bëj çdokush, mund të përpiqen, mund të mendojnë se po e bëjnë, por realisht nuk po e bëjnë.
Ka shumë pak vajza në Shqipëri që po e bëjnë, dhe mendoj se po e bëjnë shumë mirë, pastaj pjesa tjetër janë që po e provojnë, të dali ku të dalë., të bësh blogun dhe influencer nuk është një gjë që mund ta bëjnë të gjitha, mund ta tentosh, por koha dhe tregu do ti skarton avash avash njerzit.
Janë disa persona që janë të pozicionuar mirë dhe janë të tjera që përpiqen të çajnë në treg dhe është e vështirë.
Kush e kap trendin i pari, është më i fituari normalisht sepse Sarah dhe disa goca tjera nuk e filluan së pari, nuk e dinin se çfarë po bënin, sepse ishte një frymë që po vinte nga jashtë dhe thjesht ishte një eksperiment që po bënin, pastaj u pozicionuan mirë.



