Qeveria britanike dëshiron të deportojë 5700 emigrantë në Ruandë deri në fund të vitit

Qeveria britanike dëshiron të deportojë 5700 emigrantë në Ruandë deri në fund të vitit

Qeveria britanike tha këtë të martë se shpreson të dëbojë në Ruandë deri në fund të këtij viti një grup prej 5,700 azilkërkuesish.

Qeveria konservatore e Rishi Sunak synon të fillojë dëbimet brenda korrikut.

Sipas një dokumenti të publikuar të hënën nga Ministria e Brendshme, Kigali u pajtua në parim për të mirëpritur 5700 azilkërkues.

Ky grup është përzgjedhur ndër 57,000 njerëz që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga janari i 2022 deri në fund të qershorit 2023. 

Irlanda ka deklaruar se po përballet me një fluks emigrantësh nga Mbretëria e Bashkuar, duke fajësuar politikën e migracionit të fqinjit të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy