Shefi i OKB-së ngre alarmin: Në Paqësor po rrjedh material radioaktiv

Shefi i OKB-së ngre alarmin: Në Paqësor po rrjedh material radioaktiv

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka ngritur alarmin e rrjedhjes së materialit radioaktiv në Paqësor. Rasti në fjalë ka të bëjë me një strukturë të ndërtuar shekullin e kaluar me qëllim ruajtjen e mbetjeve nga testet bërthamore që kryhen në oqean.

Duke folur në një leksion para studentëve në Fixhi, të enjten, Guterres përshkroi strukturën prej çimentoje që ndodhet në Ishujt Marshall si një “lloj arkivoli" dhe tha se ai është trashëgimi e testeve bërthamore të epokës së Luftës së Ftohtë në Paqësor.

“Paqësori u viktimizua në të shkuarën, siç e dimë”, tha ai duke iu referuar shpërthimeve bërthamore që u kryen nga SHBA-të dhe Franca në këtë rajon.

“Pasojat e këtyre zhvillimeve kanë qenë dramatike, në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me shëndetin dhe me kontaminimin e ujërave në disa zona. Pata një takim me presidenten e Ishujve Marshall, Hilda Cathy Heine, e cila është shumë e shqetësuar për rrezikun e rrjedhjes së materialit radioaktiv që gjendet në njëfarë arkivoli që gjendet në atë zonë”, tha ai.  

"Arkivoli" i radioaktivitetit

"Arkivoli" është një kube betoni, e ndërtuar në fund të viteve 1970 në Runit Island, pjesë e zonës që është përdorur si vend grumbullimi për mbeturinat nga testet bërthamore.

Dheu radioaktiv dhe hiri i mbetur nga shpërthimet u mblodh në një krater dhe u mbulua me një kupolë betoni 45 cm të trashë.

Ajo ishte parashikuar të ishte vetëm si zgjidhje e përkohshme dhe fundi i kraterit nuk është izoluar kurrë, çka ka lënë të hapur mundësinë e rrjedhjes së materialit radioaktiv në Paqësor.

Për më tepër, shtresa prej betoni ka pësuar çarje pas dekadash të tëra ekspozimi nën agjentët atmosferikë dhe ekziston rreziku i prishjes së saj në rast se goditet nga një stuhi tropikale.

Në kohën e testimeve të kryera nga SHBA-të dhe Franca, në Ishujt Marshall, banorët e shumë prej tyre u evakuuan me forcë, ndërsa të tjerë mbetën të ekspozuar ndaj radioaktivitetit.

Zona u kthye në tokën ku amerikanët kryen 67 teste të armëve bërthamore në periudhën 1946-1958, kohë kur vendi ishte nën administrimin e SHBA-ve.

Mes testeve të kryera ishte edhe ai i bombës me hidrogjen e tipit “Bravo”, në vitin 1954. Kjo lloj bombe është më e fuqishmja e prodhuar nga SHBA-të, me një fuqi 1000 herë më të madhe se ajo që u hodh në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po zhvillon një turne në Paqësorin Jugor. Takimet e tij kanë për qëllim ndërgjegjësimin për çështjet e klimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy